Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga protesta në Unazën e Re, në ditën e 89 të rezistencës, Basha tha se as kryeministri Rama dhe as kryebashkiaku Veliaj nuk do ta kenë fundin askund tjetër përveçse në burgun 313.
Basha i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet ndaj Erion Veliajt për blerjen e votave në këshillin Bashkiak të Tiranës.
Basha: Prokuroria që fle gjumë mbi dosjet e krimit duhet të nisë sot hetimin edhe për shumat e mëdha të parave të krimit që sipas burimeve të sigurta mediatike, Erion Veliaj, do të shpenzojë për të blerë vota në këshillin bashkiak për të vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë, për të vjedhur pasuritë publike të Tiranës dhe për të dhënë të tjera skema korruptive siç është zhvendosja e lumit të Lanës tani me policinë bashkiake.
As infiltrimi i sistemit të drejtësisë me bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, as shantazhimi i organeve të reja të drejtësisë nuk ka për ti shpëtuar këta njerëz që janë bërë urë dhe mburojë për Edi Ramën, Erion Veliaj dhe politikanë të tjerë të korruptuar dhe të lidhur me krimin do të ikin me turp, do të ikin me vrap nga bashkimi dhe mllefi popullor i 16 shkurtit.
Drejtësia do të pastrohet dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për shkuar në asnjë vend tjetër përveçse në burgun 313, aty ku çuan me të padrejtë fëmijë 13 vjeçarë dhe nëna shtatzëna se mbronin pragun e shtëpive të tyre. Nuk do ti lejojmë të arratisen nga Shqipëria por do të japin përgjegjësi para drejtësisë.