Haradinaj refuzon pezullimin e taksës, ambasadori i SHBA përplas derën

0
139

Burime të RTK-së thonë se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett është ngritur demonstrativisht dhe ka përplasur derën, teksa është larguar nga takimi që kishte për qëllim diskutimin për  pezullimin taksës.

Kjo është edhe arsyeja pse liderët kosovarë sot mbeten më gjatë në takim, e nuk dolën përnjëherë me ambasadorin e SHBA-së.

Në këtë takim me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, siç mësohet, ambasadori Kosnett ka bërë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë. E para, pezullimi i taksës, që nënkupton qëndrimin e SHBA-së përkrah Kosovës deri në fund. E dyta, vendosja e menjëhershme e sanksioneve të SHBA-së për Kosovën, që nënkupton dëmtimin serioz të raporteve mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, ka vendosur taksë 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo ditë, Kosova është duke u përballuar me presionin e SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës dhe shfrytëzimin e mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here