Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ishte duke debatuar me kreun e qeverisë në Kuvend, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka mbyllur mikrofonin dhe ka kërkuar të largohet nga foltorja. Rama ndërkohë doli nga salla i irrituar dhe i kthye prapë në vendin e tij.
Mbyllja e mikrofonit ndodhi pikërisht në momentin kur debati ishte nxehur midis të dyve për aksionet që bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama ka në bankën ABI Bank dhe për të cilat Rama iu shmang sqarimit për të disatën herë, edhe pasi Berisha e pyeti drejtpërdrejt sot.
Deputetë e PD-së u ngritën në këmbë pranë foltores dhe i bënë thirrje, Ruçit të hapte mikrofonin, por Ruçi nuk ka hequr dorë nga presionet për ta larguar Berishën me çdo kusht nga foltorja dhe për të mos e lejuar të flasë. Më pas, Ruçi e mbylli seancën për dhjetë minuta.