Zbulohen detaje nga protesta e opozitës! Çlirim Gjata: Të gjitha qytetet e mëdha janë gati për…

0
127

‘Partia Demokratike po organizon një protestë, jo për të ardhur në pushtet, por t’ju thënë qytetarëve hajde lufto për veten tënde.’

Juristi, njëkohësisht edhe Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD Çlirim Gjata ka treguar gjatë një interviste televizive disa detaje se si po organizohet protesta e opozitës, që sipas tij, do të rrëzojë Edi Ramën.

“Situata e sotme është njësoj si në vitet 1989-1990. Atëherë frika ishte nga Sigurimi i Shtetit dhe diktatura, ndërsa sot frika është nga kriminelët. Partia Demokratike po organizon një protestë, jo për të ardhur në pushtet, por t’ju thënë qytetarëve hajde lufto për veten tënde. PD vjen në pushtet me vota të lira, jo duke rrëzuar godina. Ne nuk kemi përballë një qeveri dhe qeverisje. Të gjitha qytetet e mëdha janë gati për tu ngritur në protesta lokale dhe më pas e madhja është data 16 shkurt”, – ka deklaruar Çlirim Gjata për SYRI.net.

Duke folur rreth hetimeve që kanë nisur për Zërin e Amerikës, pas publikimit të përgjimeve për blerjet e votave, Gjata është shprehur se, “Edi Rama e ka shkatërruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.  Ai duke emëruar Arta Markun dhe Donika Prelën shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky institucion bëri disa punë të mira, por Reforma në Drejtësi synoi shkatërrimin e këtij institucioni, u hoqi dosjet e rëndësishme prokurorëve duke i transferuar këta të fundit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here