Dha dorëheqjen nga detyra pas akuzave për plagjiaturë, por kjo nuk e ka penguar të bëhet pjesë e ‘Rilindjes’.
Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo, i cili dha dorëheqjen nga detyra pas akuzave për plagjiaturë, është dërguar si i deleguar i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit.
Demo dha dorëheqjen nga posti i zv.ministrit pasi u akuzua nga studiuesi Taulant Muka për plagjiaturë. Më 6 tetor, Muka publikoi foto krahasuese të materialiet origjinale dhe kopjeve të ish-zv.ministrit, i cili i botonte si kërkime të tijat në revista ndërkombëtare.
Demo deklaroi atëhere se po jepte dorëheqjen pasi çdo argumentim kundër asaj që ai e cilësoi si baltosje do të paragjykohej dhe do të linte vend për keqinterpretime.
Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv.Rektorit të Universitetit të Tiranë.