E masakroi shoku me çekiç në kokë, vëllai i viktimës ka dyshime të reja…

0
125

Ndonëse kanë kaluar afro 2 vjet nga vrasja e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj në Fier, vëllai i tij nuk rresht së kërkuari zbardhjen e plotë të ngjarjes. Donjet Beqiraj ka telefonuar në “News 24” duke kërkuar të flasë mbi faktet që ka për vrasjen e të vëllait. Përmes një lidhjeje me “Skype”, ai ka shprehur dyshimet se vëllai i tij nuk është vrarë nga një person i vetëm, por në bashkëpunim. Vëllai i 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj, pretendon gjithashtu se trupi i gjetur dy vjet më parë në një valixhe të hedhur në kanal pranë fshatit Daullas nuk është i vëllait të tij, pasi analiza e AND-së nuk e ka përcaktuar.

 

 

 

“Pas afatit kohor që ka kaluar dhe në këtë drejtim që ka marrë çështja, bëhet fjalë që personi i akuzuar është bashkëpunëtor. Është folur se është gjetur një trup i copëtuar, vrarë në mënyrë makabre, por familjes nuk i janë paraqitur prova. I bëj apel familjes së të arrestuarit që të bashkëpunojë të zbardhet e vërteta dhe të mos vazhdojë kjo torturë në këtë gradë. Ndërkohë që nga shteti shqiptar nuk po marrim asnjë përgjigje”, është shprehur vëllai i viktimës.

Ndërkaq, Donjet Beqiraj tha se, “familjarët akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo provë konkrete përsa i përket Kreshnik Beqirajt, vëllait tim dhe pas lutjeve që u kemi bërë autoriteteve më të larta shqiptare, sidomos Prokurorisë së Përgjithshme, kemi marrë një përgjigje. Kurse familjarët nuk kanë marrë asnjë informacion apo përgjigje nga Prokuroria e Fierit që në qoftë se ka vdekur vërtet vëllai im, të dimë se ku është trupi, pasi analiza e AND-së nuk është bërë”.

VRASJA
Kreshnik Beqiraj u vra në qershor të vitit 2017 nga shoku i tij, Albert Zeka. Ky i fundit pasi e masakroi me çekiç, e vendosi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një kanal pranë fshatit Daullas në Fier. Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë mosshlyerja e detyrimeve të qirasë nga Albert Zeka, gjë për të cilën Kreshnik Beqiraj i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier. Por pavarësisht pretendimeve të Donjetit, në atë kohë policia dhe prokuroria pohuan se kanë arritur të zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës. Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here