Burimet nga grupi hetimor në një raportim për Ora News, thanë se dyshohet se autorët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim viktimën.
Hetuesit kanë konstatuar një kamera e cila ishte vendosur në një vend të pazakontë me 14 plumba, ndaj dhe dyshimet janë se kamera është vendosur nga autorët të cilët më pas i kanë kontrolluar lëvizjet përmes celularit
Dyshimet shtohen dhe nga fakti se autori dilte pak nga banesa e cila ishte e monitoruar nga kamera sigurie pasi më parë i ishin vrarë dy vëllezër.
Familjarët kanë mohuar që kanë pasur konflikte të vjetra ndërkohë që një pistë hetimi është dhe hakmarrja. Në polici janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa janë pyetur persona të grupit të cilët dyshohet se Bilali kishte konflikt.
Policia ka sekuestruar rreth 30 kamera sigurie të zonës, “Vasil Shanto” për të identifikuar autorët që janë larguar me Mercedez me targa te falsifikuara.
Makina e vjedhur- Burimet bëjnë me dije se mjeti tip ‘Fiat Punto’ me targë AA 747RV që përdorën autorët e vrasjes figuron i vjedhur në qytetin e Vlorës. Burimet nga policia bënë me dije se ai është ndjekur nga agresorët prej zonës së “Vasil Shantos” dhe deri në ndalimin në vendin ku edhe i qëlluan. Arma e përdorur ka qenë automatike dhe me silenciator.
Ende nuk ka të ndaluar për vrasjen.