“Ministrja e Arsimit largohet nga një tjetër dalje.” “Turp! Turp!”, dështon në takimin me studentët

0
124

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u largua pasi studentët nuk pranuan që takimi të bëhej pa praninë e medias, ndërsa largimi i saj është shoqëruar me thirrjet e studentëve “Turp,Turp!”.

Ajo shkoi në Shkodër sot pasdite, ku zhvilloi një takim me senatin e universitetit, që zgjati 40 minuta, por gjithçka ka ndryshuar kur ka shkuar në sallën që do të mbahej takimi.

Besa Shahini nuk pranoi që kamerat të ishin në këtë takim, duke u larguar nga një dalje tjetër e bibliotekës universitsre bashkë me Rektoritn Arben Bekteshi.

Pas dështimit të këtij takimi, ka reaguar edhe vetë ministrja e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet:

“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për  me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here