Alketa Vejsiu mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe ndër më të suksesshmet duke qenë se ka sjellë gjithnjë në ekran emisione e spektakle shumë të ndjekur.
Alketa është edhe ndër moderatoret më të komentuara në media pavarësisht se jetën personale e ka ruajtur larg kamerës.
Madje kuriozitet ka mbetur si dukej Alketa me barkun e rrumbullakosur, pasi moderatorja nuk ka postuar kurrë një foto gjatë shtatzënisë.
Mirëpo ditën e sotme Alketa na ka rikthyer pas në kohën kur këndonte me Miriam Canin këngën “Don’t surrender” dhe ka zbuluar se në klip ishte 5-muajshe shtatzënë.
“Thuajse 10 vjet me pare. 5 muajshe ne pritje te bebes se pare kam qene ne kete klip! Me zemren Miriam Canin (sa mire qe gjete nje fat te mire meqe kaq shume te pata keshilluar ne kete kenge) Efekti Britney Spears”, shkruan Alketa.