AS VETË S’E KISHA DITUR QË PASKAM QENË KAQ E FORTË’, IRMA LIBOHOVA PËRLOT ME FJALËT PËR BASHKËSHORTIN E NDJERË

0
144

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka prekur shqiptarët në emisionin ‘Prive’, teksa ka folur për bashkëshortin e ndjerë, njëkohësisht aktorin Besnik Kasa.

Irma tregoi se Besniku vazhdon të jetë në zemrën e saj por ajo mundohet të shikojë gjithmonë përpara.

‘S’ka njeri që nuk e di shumë mirë që kur të ndahet njeri nga jeta ai të mos rrijë aty në zemrën tënde. Është gjithmonë, është i pranishëm në jetën time dhe kjo është një pjesë që unë e kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara dhe them që kam bërë një cikël, një mision të mirë në jetë, do vazhdoj akoma sa të kem mundësinë, sa të kem fuqinë’, tha këngëtarja.

‘As vetë s’e paskam ditur që paskam qenë kaq e fortë. E dinim atë fjalën ‘çfarë si ra njeriut e se priti, i ra gurit edhe…’ është një fjalë që e thonë… mirëpo… thashë jeta vazhdon dhe gjithsecili dhimbjen e ka këtu (në zemër), e ka për vete dhe nuk kam dëshirë në asnjë moment të jetës sime të përcjell momente dhimbjeje, të qahem, të ankohem, domethënë se kam në natyrë këtë, kështu që mendoj që gjithmonë të eci përpara me qasje pozitive dhe besoj që në përballje me njerëzit, në festa të mëdha kurrë njerëzve nuk ke pse t’u tregosh, t’u thuash unë kam këtë hall. Ata kanë ardhur për t’u gëzuar, ti je pjesë e atyre në ato orë dhe gëzon bashkë me ta. Bëhesh si fëmijë, bëhesh si i rritur, bëhesh si gjithçka… bëhesh pjesë e festës së atyre, përfshihesh, krijon atë alkiminë me të gjithë njerëzit. Ky është talent, kjo është dëshirë, kjo është meritë, kjo është eksperiencë’, ka treguar Irma teksa foli për koncertin që mbajti në Durrës dy ditë pasi ai u largua nga jeta.

Irma-Libohova-e1460472267274-780x439-650x358.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here