Kryebashkiaku Erion Veliaj, njihet për propagandën e tij, por jo rrallë herë kjo ka dështuar.
I tillë është edhe rasti i sotëm, kur Veliaj me anë të një fotoje në rrjetet sociale propagandonte se Emergjencat Civile janë në krye të detyrës edhe sot, ndonëse është ditë pushimi.
Por në foto shihet sesi pemët kanë rënë, e kjo për shkak të Bashkisë së Tiranës, e jo vetëm të stuhisë. Bashkia me punimet e saj, duke hequr trotuarin, ka nxjerrë zbuluar rrënjët e pemëve. PRa ndërsa Veliaj proklamon punën e Emergjencave Civile, është vetë ai dhe punonjësit e tij, që e kanë shkaktuar këtë problem.