Autoritetet po hetojnë nëse i dyshuari është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kontrabande, thanë zyrtarët për AFP.
Një pasagjer që mbërriti në Indi nga Tajlanda është ndaluar në aeroport.
Dyshimet u ngritën kur zyrtarët dëgjuan zhurma që vinin nga bagazhet e tij. Pas kontrollit brenda valixhes u gjet një këlysh leopardi i fshehur në një shportë plastike ushqimesh.
Këlyshi peshonte vetëm 1 kg. Pasagjeri udhëtoi në aeroportin e Chennai të shtunën në një fluturim nga Bangkok.
45 vjeçari, i cili nuk është identifikuar ende thuhet se ishte i paqartë në përgjigjet e tij kur u pyet për bagazhet nga oficerët e doganave.
“Kafsha ishte në gjendje shoku dhe lëshonte tinguj rënkues. Leopardi ishte shumë i dobët,”-thanë zyrtarët e aeroportit.
Zyrtarët e ushqyen këlyshin me shishe qumështi.
Më pas macja e vogël u dërgua në Parkun Zoologjik të Arignar Anna në Chennai, ku është nën kujdesin e veterinerëve.