Përdhunimi i 13-vjeçares/ Ja ‘plas’ Berisha: Autoritetet ishin në dijeni por nuk flisnin sepse…

0
207

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me përdhunimin e 13-vjeçares në shkollën “Rilindja” në Kavajë, ndërsa këtë herë ai shprehet se të gjitha autoritetet kanë qenë në dijeni për këtë, por kanë heshtur.

Sipas Berishës, kjo ndodh pasi ” në shtetin e përdhunuesve përdhunimi nuk është krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi më i keq mbi tokë”.

Ish-kryeministri Berisha, ishte i pari që denoncoi këtë rast, teksa shkruante:

“Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.”

Postimi i plotë i Berishës:

Shtet i perdhunuesve te Kakistokracise!

Miq, rreth 2 muaj me pare nje nxenese perdhunohet kolektivisht nga 8 apo dhe 16 nxenes dhe jo nxenes te shkolles “Rilindja” Kavaje. Krimin e dinin te gjithe por nuk flisnin sepse shteti ishte i perdhunuesve.

Prinderit e vajzes denoncuan krimin e shemtuar ne polici, por me kot.
Drejtori i policise apo narkokomisari i Kavajes dhe narko policia heshti. Ata qendruan ne anen e perdhunuesve. Perdhunuesit jane tanet!
Sherbimi i inteligjences se policise e mori vesh dhe raportoi por eproret ishin ne anen e perdhunuesve.

Sherbimi informativ Kavaje e mori vesh dhe informoi qendren, eproret e tij informuan ministrat e arsimit dhe rendit si dhe kryeministrin por perseri keta qendronin ne anen e perdhunuesve. Vae Victis, Mjere Viktima!

Drejtoresha e shkolles Deje Qarri heshti sepse edhe ajo ishte ne anen e perdhunuesve.
Vellai i saj Ed Qarri, prokuror heshti sepse ishte ne anen e perdhunuesve.
Drejtoresha e arsimit Sonila Peza heshti dhe fshehu krimin se perdhunuesit jane tanet, pra ishte ne anen e perdhunuesve.

Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston.
A nuk ishte ish kreu i bashkise se tyre Rroshi me pese emra i denuar per perdhunim?
A nuk ishte krye krye kreu i tyre Edvini qe mbronte me krenari kryetarin e tyre te bashkise perdhunues?

Pra ne shtetin e perdhunuesve perdhunimi nuk eshte krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi me i keq mbi toke. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here