Bllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar/ LSI kërkon interpelancë…

0
153

Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Kërkesën për interpelancë urgjente LSI e kërkon për zhbllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar.

“Kërkesa për interpelancë urgjente pasi Dega e Thesarit Skrapar ka bllokuar veprimtaritë financiare. Si pasojë janë bllokuar veprimtaritë financiare për furnizimin me ushqim të konvikteve dhe të çerdheve. Nuk ka financim për pagat e punonjësve dhe furnizimin me ushqim të qendrës për personat me nevoja të veçanta”argumenton LSI.

Dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.
ImageImage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here