Këngëtarja e njohur, Kejsi Tola ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se dita e sotme është shumë speciale për familjen e saj.
Megjithëse është shumë diskrete kur vjen puna tek familja dhe nguron të tregojë për të, në një ditë speciale si kjo vlen një përjashtim.
Duke qenë se motra e saj feston ditën e lindjes, Kejsi ka zgjedhur ta urojë publikisht si rrallëherë.
“Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj je ti, nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim prap je ti, nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për ty. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël”,-shkruan Kejsi krahas fotos me të.