Mëngjesi i kësaj të hëne, 4 shkurt 2019, i ka gjetur të vendosur një grup studentësh të Universitetit të Shkodrës për vijimin e bojkotit.
Ata kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit me banka dhe karrige për të mos lejuar futjen e studentëve të tjerë dhe pedagogëve.
Ky zhvillim vjen teksa Rektorati kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot.
Të shumtë në numër, studentët e Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.
Kjo do të thotë që protesta vazhdon deri në plotesimin e këresave nga ana e qeverisë.
Ndërkohë që rektori i universitetit Adem Bekteshi po mundohej të bindete studentët që të ndërpresin grevën e tyre. Studentët kane dhenë përgjrgjen e tyre.