Florentino Perez gjatë merkatos së verës mori një vendim befasues duke shitur Cristiano Ronaldon te Juventusi për 105 milionë euro, ndërsa numri 7 iu “dhurua” Mariano Diaz.
Real Madrid është duke kaluar nj formë të dobët këtë sezon por brenda një muaji do të luajë 3 “El Clasico” të mëdha.
Tifozët madrilenë ishin në dijeni që nga fillimi se Mariano nuk do të mund ta zëvendësonte Ronaldon, ndërsa Perez me këtë vendim u mundua që të zhvlerësonte portugezin që që 9 vite në krye të “Los Blancos” theu çdo rekord të mundshëm.
Mariano gaboi rëndë në fundjavë ndaj Alavesit pasi ai nuk arriti ta godiste siç duhet topin dhe më pas bëri një rrëzim qesharak.