Jose Mourinho po e ndjek tersi kudo që shkon.
Këtë herë luzitani ka qënë i ftuar special në një ndeshje hokeji në Siberi, eksperiencë që nuk kaloi pa bërë bujë. Pasi dha sinjalin për startin e ndeshjes mes Avangard Omsk dhe SKA St. Petersburg, “Special One” u largua për t’i dhënë jetë spektaklit në fushë.
Por teksa largohej, ai u pengua në tapetin e vendosur në fushë, duke rënë në tokë. Incidenti shkaktoi të qeshura në shkallët e stadiumit, mes të cilëve edhe Mourinho.
Jose Mourinho was a special guest at the SKA – Avangard game. Something went really wrong at the opening face-off. Pavel Datsyuk saved The Special One pic.twitter.com/I6SBRpobxi
— Igor Eronko (@IgorEronko) February 4, 2019