Jemi të varfër, sepse heshtim ndaj padrejtësive të shtetarëve…

0
128

Duke parë shumë njerëz të varfër me një shtet te pasur, duke parë fshatra të prapambetura me vuajtje, të cilët punojne dhe me zor hanë kafshatën e bukës, si dhe duke parë një arsim i cili ka degraduar, padyshim jemi në pikën ku shpresa është vrarë dhe perspektiva është e zymtë, edhe pse praopaganda dhe mediat proqeveritare e paraqesin Shqipërinë si një vend me begati dhe me zhvillim ekonomik.

Për të gjitha këto, është fakt se problemi më i madh është keqqevirsja. Jetojmë në një vend ku prodhojme energji elektrike dhe, ndërkohë cmimi i saj është mjaft i shtrenjtë për abonentët familjarë.

Duke parë një vend me pasuri natyrore që nuk di ti kthejë në fitimprurëse pasuritë e saj të mëdha. Duke parë nje parlament ku veshjet e tyre te shtrejta janë treguesi i kredhjes në luks të politikanëve shqiptarë, ndërkohë kemi dhjetëra familje që janë në kufijtë e mbijetesës. Jetojmë në një vend të pasur, por që populli po varfërohet dita-ditës. Jemi te varfër, sepse heshtim ndaj padrejtësive të shtetarëve, pranojmë të bëhemi skllevër të shtetit. Pranojmë të shajmë, të vrasim njeri-tjetrin, por nuk pranojmë ta ndimojmë njeri-tjetrin.

Nuk pranojmë të ngrihemi kundër shtetit për të drejtat tona. Pranojmë të behemi ushqim për të uriturit që nuk ngopen. Por duhet të reagojmë, që këtë vend ta bëjmë të gjithë bashkë, drejtësia duhet të fitohet sa do e shtrenjtë të jetë.

Nga: Kujtim Gjoci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here