Drejtoresha e Arsimit në Tiranë është larguar nga detyra.
Vendimi është marrë një ditë më parë, ndërsa nuk dihen arsyet se pse është vendosur largimi i saj.
Burimet thanë se Arjola Byzyka, deri më tani drejtore e DAR-it Tiranë është larguar nga detyra që mbante prej disa vitesh.
Në vendin e saj është komanduar Redian Dengeri, specialist IT pranë Drejtorisë së Arsimit të Tiranës.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këto lëvizje në Drejtorinë e Arsimit të Tiranës, për arsyet e shkarkimit të Byzykat dhe kriteret që janë përdorur për emërimin e ri.