Shuplaka e rradhës për qeverinë nga Freedom House! Revoltohet deputeti…

0
109

Raporti i “Fredom House”, e renditi Shqipërin ndër vendet me demokraci të pjesshme. Në lidhje me rezultatet e raportit ka reaguar edhe deputeti i LSI , Përparim Spahiu, ky i fundit ka komentuar raportin e “Freedom House”.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se ky raport është një shuplakë e radhës për qeverinë e Ramës, referuar edhe nga raporte të tjera ndërkombëtare, të cilat e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara dhe krim të lartë të organizuar.

Reagimi:

Shuplaka e rradhës për qeverinë nga Freedom House!
Zgjedhjet në Shqipëri bëhen me garë, por partitë politike janë tepër të polarizuara.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze.

Ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e lirisë dhe demokracisë.

Mjaftojnë vetëm këto tre pika të Freedom House, për të kuptuar se ku po shkon ky vend…

I erdhi radha dhe Freedom House te cilësohet nga KM si OJF KAZAN!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here