Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda
Por kjo kërkesë së Prokurorisë është kundërshtuar nga pala mbrojtëse, dhe vetë ish-ministri Tahiri.
Ish-ministri ka ironizuar me organin e akuzës, duke thënë se gjatë hetimeve kanë dal në media të gjitha materiale ‘sekret’.
Ndërkohë që akuzoi Prokurorinë se i ka shpërndarë lajmet me SMS.
“Nuk ka mbetur asnjë sekret, nuk e kuptoj pse duhet të jetë me dyer të mbyllura. Gjatë hetimeve kanë dal të gjitha materialet në media.
Nuk e kuptoj se çfarë sekret ruhet këtu. Prokuroria i ka çuar lajmet me SMS në media.”, ka thënë Tahiri. Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që mediat të largohen nga salla.
Ndërkohë që seanca gjyqësore po vazhdon me dyer të mbyllura.
E cuditshme kjo, por ja qe ndodh. Në vend qe te lavderoje pa fund prokurorine me ne krye Arta Markun qe nuk eshte burg, fillon dhe perplaset me prokurorin… Nderkohe prokuroria ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter te botes heton gazetaret….
Kur do te marre fund??????