Rama harron protokollin zyrtar duke u paraqitur me veshje qesharake, ministrja e sapo emëruar e Financave Anila Denaj, në respekt të tradiës arabe dhe protokollit të këtij vendi shfaqet e mbuluar me shami.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, por edhe këtë herë ai ka rënë në sy për veshjen e tij asapk serioze. Kryeministri Edi Rama u prit në aeroport nga zyrtarët sauditë, por ajo që bie në zy nga kjo pritje është veshja e Kryeministrit, i cili paraqitet me këmishë e xhakeët, kombinuar me çitjanet.
Kryeministri Rama shoqërohet në këtë takim me njerëzit më të besueshëm të tij.
Por ndërsa Rama harron protokollin zyrtar duke u paraqitur me veshje qesharake, ministrja e sapo emëruar e Financave Anila Denaj, në respekt të tradiës arabe dhe protokollit të këtij vendi shfaqet e mbuluar me shami.
Në videon që ka shpërndarë vetë Rama në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se është pritur nga mbreti Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi. Kryeministri thotë se janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi.
“Riad, Arabia Saudite – Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.”-shkruan Rama.
Denaj shihet në video e mbuluar me shami teksa nënshkruan marrëveshjen me homologun saudit.