Behej fjale per studenten Drijona Majevi, qe sipas Rames kishte aplikuar dhe fale rezultatateve kishte mundur te punesohej ne administrate.
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekesit e tij ne FB, historine e punesimit ne administrate te studentes ekselente, si nje shembull i studenteve qe mund te ecin dhe punesohen denjesisht.
Por, PD ka denoncuar vetem pak pas publikimit, nje tjeter version te historise se suksesit te vajzes se re.
“Rama publikot sot ne mengjes nje histori fake, sikur Drijona Majevi ka aplikuar dhe ka fituar nje pune ne administrate fale rezultateve te shkelqyera. Nderkohe ajo aktualisht është pjesë e administratës publike si nëpunëse civile”- thekson PD.
Në videon postuar nga Rama, vajza thote se si aplikoi dhe u bë fituese e një pune në shtet.
Por PD ka nxjere dokumente, sipas te cilave ajo rezulton se jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por eshte ish-punonjëse në Kryeministri, dhe në ministrinë e Ekonomisë.
Reagimi i Berishes
Per kete histori ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, duke e quajtur kete nje mashtrim tjeter te Rames. “Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes”- shkruan Berisha.
Postimi i Berishes
Kjo eshte ekselentja qe punesoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb
Pershendetje doktor. Edi Rama eshte mjeshter teatri. E nxjerr drijona Melevin si studente ekselente qe fitoi punen me konkurs pa mik. Kjo eshte nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave ne ministrine e Energjitikes. Sekseri miliarder i heceve dhe minierave. Kjo goca ka qene e punesuar ne kryeministri para se te mbaronte shkollen. Turp fusin te afermit e kryehajdutave dhe pensionistat e thone meritokraci.
Postimi i Rames
MIRËMËNGJES ?
dhe me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë ?