Monika Kryemadhi flet për protestën e opozitës! “Edi Rama do të rrëzohet!?”

0
165

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,shpreht se opozita është me e vendosur se kurrë dhe se ka një axhendë të qartë që do formalizohet hap pas hapi.

Si e rrëzon opozita Edi Ramën? Kjo është pyetja dhe tema e emisionit të sotëm “Të paekspozuarit” në Neës24. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e vetmja politikane e ftuar, e cila ka shpalosur strategjinë e opozitës për të mos hyrë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën. Kryemadhi mohoi ngritjen e një çadre si ajo e 2017-ës.
Duke e nisur nga përgjimet e dala në disa raste të zyrtarëve dhe të lartë, Kryemadhi tha se qeveria është e kapur në flagrancë.

“Provat që dhatë nuk janë prova të opozitës, janë prova të prokurorisë që kanë ardhur nga përgjimet. Bisedat telefonike përveç trafikut të drogës zbardhën dhe një grup shitblerje votash në PS.

Dosja 339 që janë përgjimet e zgjedhjeve në 2016 në Dibër, që nuk kanë dalë ende se janë mijëra orë. Kambanën e alarmit e jep VOA, që kryeministri e quajti kazan, por kryetari i bordit të VOA-s është sekretar shteti.
Vijmë tek opozita, që thua një opozitë në epruvetë, e nisi kështu-ashtu. Nuk është një eksperiment, është një opozitë që 15 muaj ka bërë denoncime shumë të rënda.
Ke një qeveri me 90% të saj të ndërruar. Ke një qeveri të kapur në flagrancë për shkak të emisionit tuaj, për shkak të ngjarjes. Ishin njerëzit që ishin në rrugë me muaj, opozita nuk tentoi ta politizonte çështjen dhe ndërkohë nga një emision i juaji doli që vidheshin 20 mln euro që shkonin në një kompani fantazmë. Garancia financiare është 1.8 mln euro që duhet t’ia merrte shtetit shqiptar”, tha Kryemadhi e cila më pas debatoi me gazetarin Ylli Rakipi.

Rakipi: Ti i jep ligjshmëri qeverisë.

Kryemadhi: E kam denoncuar që kur jam zgjedhur kryetare e LSI.

Rakipi: Je opozita nuk duhet të denonconi.

Kryemadhi: Çfarë duhet të bëj unë. Ne s’kemi institucionet në dorë, as prokurori, as gjykatë. Kur qëllova unë më shatë. Çfarë duhet të bëjë opozita? Ne si opozitë kemi një axhendë që do të vijë hap pas hapi.

Ka dy metoda të të menduarit të opozitës. Është rasti kur themi nuk hyjmë me Ramën kryeministër dhe hyjmë në zgjedhje.

Kemi dhe rastin kur opozita thotë do e bëj këtë gjë dhe nuk e bën. Sot më shumë se kurrë opozita është me qartë se çfarë do bëjë. Çadra e bëri funksionin e saj. E uli Edi Ramën në tavolinë, e tërhoqi. Erdhi Rama lëshoi 5 ministra. Ku bëri gabime Lul Basha, hajde ta diskutojmë. Po a jemi ne të vetëdijshëm që Lul Basha u kërcënua për të bërë marrëveshje?

Rakipi: A jeni marrë vesh me PD?

Kryemadhi: Edhe sikur të ndodhë efekti çadër nuk ka më Lul Bashë dhe Edi Rama vetëm për vetëm. Opozita është më e vendosur se kurrë për të ecur para.
S’ka më qeveri teknike, por qeveri tranzitore që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, qeveri tranzitore që iu hap shqiptarëve negociatat.

Rakipi: Ju mund të ngrini dhe një çadër të re por nuk do jetë vetëm Basha?
Kryemadhi: Nuk ka çadër, ka lëvizje.

Rakipi: Ju me zotin Edi Rama nuk kaloni në zgjedhje?
Jemi 99% të qartë në këtë vendim por shumë shpejt do kalojmë në hapa të mëtejshëm për ta formalizuar këtë qëndrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here