Policët te filologjiku/ Shpërthen Vokshi ndaj Lleshajt: Ky është puç kushtetues..

0
158

Gjatë debatit të sotshëm në parlament deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar edhe pas njoftimeve se punonjës të Policisë kanë shkuar në fakultetin filologjik.

“Ndërhyrja e policisë në Fakultetin Filologjik është e paligjshme dhe antikushtetuese!”, tha Vokshi.

Ajo e dënoi si akt antikushtetues, hyrjen e policisë më Fakultetin Filologjik, në përpjekje për të dëmtuar protestën e studentëve dhe pedagogëve.

Gjatë nderhyrjes së saj në Parlament, Vokshi bëri të ditur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi. “Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar.”

Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Vokshi ka dënuar edhe më parë tentativat e qeverisë Rama për të prishur protesten e studentëve, duke përdorur policinë në mënyrë të paligjshme dhe duke shkelur pacënueshmërinë territoriale të Universiteteve. “Është edhe një herë rasti të sjellm në vëmendje se ne nuk do të harrojmë”, ka thënë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here