Qytetarët e Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qëndër të Tiranës. Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.
Gjithashtu, qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të naftës, energjisë, por edhe për taksat e shtuara për shkollën, shëndetësinë, shtëpitë dhe spitalet. Protestuesit po hedhin parulla kundër korrupsionit qeveritar që sipas tyre, nuk po kursen më asgjë, as Teatrin Kombëtar dhe as banesat e qytetarëve në unazën e re dhe bulevardin e ri. Ky korrupsion, thonë qytetarët, ka rritur pabarazinë, ku mbijetojnë vetëm ata që kanë lidhje me bashkinë dhe qeverinë. Një tjetër motiv që ka ngritur qytetarët e Tiranës në protestë, është largimi masiv I të rinjëve, të ciët nuk gjejnë dot punë në vendlindje dhe detyrohen të provojnë fatin në emigracion. Protestuesit hodhen vazhdimisht parulla kundër qeverisë dhe bashkisë. Pas bllokimit të rrugës, protestuesit po I bashkohen tani protestës së “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”