Deputeti e nxjerr zbuluar/ Ramës i dështon propaganda mbas dështimit të “Shëndetësisë falas” tani…

0
133
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Mjekët dhe personeli shëndetësor në vendin tonë janë më pak të paguarit në të gjithë rajonin, madje edhe disa vende Afrikane ndodhen më lartë se ne në këtë aspekt.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në rrjetet sociale.

Në shkrimin e tij, Shehu thekson se personeli ynë shëndetësor ndodhet edhe nën nivelin e Kosovës.

“E vërteta e hidhur për personelin mjekësor shqiptar, është jo vetëm krejt e kundërta me propagandën e Ramës, por dhe pa perspektivë.

Mjekët dhe personeli i ynë shëndetësor janë më të nën paguarit në Rajon, Europë, si dhe nën nivelin e shumicës së vendeve Afrikane.”-shprehet ai.

Më tej, deputeti i PD-së bën një krahasim të pagave të mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri me ata në Kosovë.

“Ndërsa, Kosova që prej pak ditësh ka vendosur këtë nivel pagash neto për sistemin e saj shëndetësor:

Mjek familjeje e specialist 1195 Euro; te ne është rreth 50000 lekë të reja.

Mjek në specializim 872 E; te ne është 40000 L, kur paguhen.

Mjek i përgjithshëm 836 E; te ne është rreth 47000 L.

Infermier nga 537 në 612 E; te ne është rreth 40000 L.”-shprehet ai.

Demokrati thekson se “Rilindja” nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndryshuar këtë situatë në sistemin tonë shëndetësor.

“Ndërkaq, sistemi i ynë shëndetësor, që është në një varfëri Afrikano Qendrore, vazhdon të keq përdoren fonde të mëdha për disa PPP jo rentabël, të pa nevojshme e korruptive, si dhe për një “lojë” pa perspektivë “patronazhi” të tipit komunist.

Deri më sot, mbas dështimit të “Shëndetësisë falas”, Rilindja nuk ka prezantuar asnjë politikë apo ide financimi e menaxhimi të sistemit tonë shëndetësor.”-deklaron Tritan Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here