‘Edi Rama thyej qafën!’ Kërcënojnë banorët: Qendro, Ahmetaj, e gjithë banda qeveritare duhet të shkojë në burg!

0
125

Poshtë ky projekt hajdutësh. Këta janë hajdutë dhe grabitës. Ne me gjak dhe djersë do të mbrojmë shtëpitë tona.

Sot janë bërë 97 ditë që banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë kundër prishjes së banesave të tyre në këtë zonë. Ata kanë bërë thirrje edhe njëherë që qeveria të tërhiqet nga projekti i Unazës së Re, duke sjellë ndërmend krimin që ka bërë qeveria në projekt.

“I them kryeministrit se është një kriminel. Të gjithë banorët duhet të dëmshpërblehen me çmimin e tregut. Të gjithë një për një. Poshtë ky projekt hajdutësh. Këta janë hajdutë dhe grabitës. Ne me gjak dhe djersë do të mbrojmë shtëpitë tona. Ne nuk lejojmë që të na shkatërrojnë banesa. Këtu nuk prek askush, sepse kemi ndërtuar shtëpi me gjak” tha një protestues. Ai shtoi se Edi Rama është bandit i shqiptarëve dhe tradhtar i kombit.

“Do të rrimë këtu derisa Edi Rama të thyejë qafën”, thanë banorët. Ata kërkojnë dëmshpërblim një më një. Qytetarët thanë se Edi Rama, Afrim Qendro, Arben Ahmetaj, e gjithë banda qeveritare duhet të shkojë në burg. Artan Manushaqe, avokat tha se më 16 shkurt të gjithë duhet të dalim në protestën e madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here