Kryemadhi i jep përgjigjen epike Gjonajt: Mos të marrë rolin e virgjëreshës, e dimë shumë mirë…

0
164

Nje dite pasi u perfshine ne replika e akuza te ashpra ne sallen e Kuvendit, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se gjitha sa tha ne ate foltore per Ministren e Drejtesise, nuk ka fare lidhje me shantazhin, sikunder ajo e cilesoi.

kryemadhi gjonaj

Ne nje prononcim per mediat, ne pergjiigje te pyetjes “me çfare po e shantazhoni ministren e Drejtesise, pasi ajo ashtu i cilesoi akuzat tuaja”, Kryemadhi dha kete pergjigje:

“Ne nuk e shantazhojmë, atë por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë pozicionet dhe kapjen e saj. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët”- tha Kryemadhi.

Akuza e Kryemadhit per Gjonajn

““Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë sepse nuk qenka këtu në sallë. Por meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, që shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhen shkelje e ligjit.

Dhe shumë shpejt do ta ketë të faktuar sesi ajo shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, se vetëm në këtë mënyrë do të largojë punonjësit nga Ministria, sepse me gjyq janë kthyer të gjithë në punë. Dhe gabimisht ka futur në listë edhe motrën e sekretares së përgjithshme  të njeriut të saj, apo edhe shumë të tjerë bashkëshortë deputetësh këtu në sallë që janë të Partisë Socialiste. A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të.

Por po i bëj me dije që nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë Ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, sepse ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsionin e ka brenda në shtëpinë e saj, në familjen e saj, le ti tregojë shqiptarëve pse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Tatimeve.

Prandaj i them znj. Etilda Gjonaj që të jetë shumë e kujdesshme në telefonatat e saj apo dhe në mesazhet që ju çon gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sepse vërtetë SPAK-u do të ngrihet shumë shpejt por të jetë e bindu që SPAK-u do ta fillojë me ata të cilët kanë tentuar që ta kapin atë. Sepse SPAK-u është i domosdoshëm për hapjen e negociatave në Shqipëri dhe po të mos hapen negociatat, Shqipëria do të shkojë mbrapa”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here