Ngjarja e rëndë në Kavajë/ Rrëfehet adoleshenti, ka pranuar faktin, por ka shtuar…

0
137

Adoleshenti i cili kreu marrëdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçe në Kavajë, ka pranuar faktin, por ka shtuar se raporti ka qenë me konsensus.

Në dosjen e prokurorisë së Durrësit depozituar në gjykatë, zbulohet se në fund të tetorit 2018, të dy kanë konsumuar një marrëdhënie intime në një dyqan, në shtëpinë e shoku të përbashkët të klasës. Pas kësaj, adoleshenti (të cilit i referohemi si A) i ka thënë vajzës se marrëdhënia është e filmuar dhe përmes kësaj forme shantazhi, ajo ka kryer raporte intime edhe me të tjerë persona.

Në dosjen e prokurorisë, A mohon që marrëdhënia të jetë filmuar dhe për pasojë të ketë përdorur këtë “levë” për të shantazhuar vajzën. Por sipas organit të akuzës, pretendimi i tij nuk qëndron, pasi ekzistenca e videos dëshmohet nga shokë të A, të cilët kanë kryer më pas marrëdhënie me vajzën. Ata kanë thënë se e kanë parë videon në celularin e A.

Dëshmia

“I pyetur në cilësinë e personit nën hetim, në prani të mbrojtësit, babait dhe psikologes, i mituri A ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke shpjeguar edhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe duke u shprehur se marrëdhëniet janë kryer me dëshirën e vajzës. I mituri ka pohuar gjithashtu edhe faktin se me të miturën kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe shtetasit H, C, D, B, E dhe G, ndërsa shtetasi H i ka thënë se ajo kishte kryer marrëdhënie edhe me shtetasin F. Pavarësisht këtij fakti i mituri A ka mohuar të ketë filmuar të miturën gjatë kohës që kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në dëshminë e A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here