Mesi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore të ekipit katalanas për shkak të telasheve muskulare që nuk e lejuan të zbriste në fushë ndaj Realit, por gjithsesi tekniku Valverde shpreson ta rikuperojë në kohë argjentinasin.
Nuk ndalen telashet për asin argjentinas të Barcelonës, që në këtë fillim shkurti po has shqetësime të shumta fizike, të cilat po i kushtëzojnë paraqitjet në fushë por dhe qëndrimin jashtë saj.
Nëse për Real Madridin, Lionel Mesi arriti të luante disa minuta në pjesën e dytë, duket se për sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve ndaj Lionit, ai mund të mos jetë i gatshëm.