Në fillim të javës temperature maksimale do të shënojë një rënie prej 4 gradësh duke arritur në 10 gradë ndërsa minimalja do të arrijë deri në -2 gradë celsius.
Fillimi i shkurtit ka ardhur i ngrohtë, por situata nuk do të jetë dhe aq e favorshme në ditët në vijim. Ndonëse në horizont meterologët nuk parashikojnë reshje shiu, temperaturat do të ulen ndjeshëm duke shkuar me minus.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash, që do të dominojnë në të gjithë vendin. Më të dendura paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës, në zonat jugore. Edhe gjatë natës, situata e motit do të mbetet e njëjtë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të pësojnë rënie pasdite, duke luhatur vlerat ditore si më sipër.