“Sipas Spiropalit bëhën filma!” Juristi shpërthen: Pash Zotin! Pse nuk shkon kjo zonja që të luajë në Hollivud!

0
198

‘’Nëse ne do të ishim një vend perëndimor, zonja ministre do të duhej të jepte dorëheqjen,  pasi ka shkelur ligjet dhe kodin moral, raporti që shoqëria shqiptare ka me turpin, asnjëherë nuk është kaluar vija e kuqe. Ky është një gabim i madh dhe është shumë e rëndësishme që ka reagim popullor kundër saj, çka tregon se edhe qytetarët janë kundër kësaj shfaqje të ulët”, tha Gjata.

Juristi citoi dhe ligjet ku ndalohet përdorimi dhe ekspozimi i fëmijëve, qoftë edhe me miratimin e prindërve, me të cilën justifikohet Spiropali.

‘’Fëmijët nuk mund të përdoren apo të ekspozohen nga prindi, kujdestari, instituconet publike për qëllime personale, apo për të ndikuar në institucione publike”, thuhet në konventën për mbrojtjen e të miturve.  

Kodi i drejtësisë penale për të miturit: Ndalohet publikimi i të dhënave personale për të miturit, këtu hyn dhe pamja e prindërve. Parashikohen dënime penale në rast se këto nene shkelen, të bazuara në kartën e OKB-së.

Kjo vepër e kryer mund të dënohet me burg nga 1-2 vite burg. Rama nuk del vetë, dhe del e Spiropali e shkel ligjin”, tha më tej juristi, ndërsa nuk la pa komentuar as deklaratën fillestare të Spiropalit, që tha se me ngjarje të tilla bëhen dhe filma.

“Pash Zotin pse nuk shkon kjo zonja që të luajë në Hollivud, kështu mendojnë se mund të tërheqin të rinjtë, si në kohën e brezit të luleve në SHBA në vitet 60-të. Njerëzit nuk kanë bukë që të hanë, ajo diskuton se janë bërë filma. Këta e duan për të tjerët botëkuptimin e shoqërisë së hapur, se për veten e tyre jo”, u shpreh Gjata,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here