U bë disa kohë që fansat po shpresojnë që mes kantautorit Flori Mumajesi dhe Fifit të ketë një romancë. Edhe ata nuk i kanë kursyer ngacmimet me njëri tjetrin në publik, çka na bën të jemi vazhdimisht në dilemë nëse bëjnë shaka apo gjithçka fansat e tyre aludojnë është e vërtetë.
Nisur nga kjo, ishin pikërisht dashamirësit e dyshes që përpara disa ditësh vunë re se Flori dhe Fifi nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në rrjete sociale, çka bëri të kishte një lum reagimesh në Instagramet e të dyve.
Pa koment lidhur me këtë lëvizje, Flori Mumajesi pas mesnate ka publikuar një pjesë bisede në Whatsapp me dikë, emrin e të cilës/it nuk e ka bërë publik, pasi mund të jetë edhe vetë Fifi ajo me të cilën ka folur, ka shkruar ekzaktësisht se Fifi është dashuri sepse e ka të mbushur shpirtin me dashuri.
Me këtë copëz bisede, Flori i ka dhënë një përgjigje indirekte të gjitha thashethemeve apo aludimeve që janë bërë në median rozë, ka “qetësuar” fansat e tyre dhe na ngriti sërish mendjen: A janë më shumë se miq këta të dy?