Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me tone mjaft të forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministres Spiropali, pas publikimit nga kjo e fundit të videos së takimit me prindërit e minorenes së përdhunuar.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili e cilëson Spiropalin si ‘përdhunuesja e qeverisë’.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Kryeministri, Hasani i grave dhe përdhunueset e qeverisë!!
Përdhunueseve të qeverisë u duket vetja interesante me videot që bëjnë me viktimat e përdhunimit
I ka lëshuar rrugëve Hasani i grave në krye të qeverisë që të merren me këto dhe që të harrojnë atë.
Përdhunueset e qeverisë do të mbyten me jargët e tyre vetëm që t’i dojë më shume Hasani i grave.
Përbuzini përdhunueset, është më e pakta që mund të bëni….