Veleshnja ka bërë publike disa mesazhe, emrin dhe foton e ish-të dashurës.
Rezart Veleshnja, aktori i njohur i Portokallisë ka shpërthyer në Instagram kundër ish-të dashurës, fill sapo marrëdhënia e tyre ka marrë fund.
Ndarja sipas tij ka ardhur si pasojë e tradhtisë, ku sipas tij “ajo kishte 4 lidhje paralele”.
Veleshnja ka bërë publike disa mesazhe, emrin dhe foton e ish-të dashurës, të cilat për arsye privatësie nuk po i publikojmë.
Disa muaj më parë, aktori u shpreh se donte ta mbante të fshehtë lidhjen, se “s’po i pëlqente që po e ndante me burra të tjerë në Instagram” sepse atë që do e do për vete, për detaje të tilla nuk u mendua dy herë.
Aktori ka postuar edhe një numër të konsiderueshëm mesazhesh të ndjekësve, të cilët po ashtu si ai kanë shpër.thyer me komente negative kundër ish-partneres së aktorit.