Një komentues e ka thumbuar Ramën lidhur me Dritan Dajtin, gjë që ka nxitur kundërpërgjigjen e Ramës.
Dritan Dajti, autori i vrasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, i shpëtoi burgut të përjetshëm.
Kjo ka sjellë një mori reagimesh si në politikë, në skenën mediatike ashtu edhe në opinion publik në tërësi.
“Të fala Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua që s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?”, shkruan komentuesi.
Pas kësaj Rama i përgjigjet:
“Mos u zgërdhi shumë se na keput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem i’a jep pushtetit gjyqësor dhe i’a ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marresh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe une kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh me vesh, se shtetbërja s’është llaf goje