“Tani ka ardhur koha, që fëmijët t’i mësojmë mos të jenë të fortët e lagjes”

0
146

Një grup i madh njerëzish janë mbledhur sot për të protestuar kundër dhunës dhe abuzimit seksual ndaj grave dhe vajzave, protestë që u nxit pas rastit të rëndë të pudhunimit të një vajze 13-vjeçare në Kavajë.

Një nga protestueset, tha para kamerave se mënyra se si është trajtuar rasti i vajzës nga mediat, por edhe i rasteve të tjera të dhunës ndaj grave, ngjan me telenovelat. Duke u marrë deri në detaje por pa dhënë zgjidhje për fenomenin.

“Rasti i Kavajës, por edhe shumë raste të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme. Trajtohen duke u  ngritur me histori të detajuara në nivelin e telenovelave, por jo si arsye për zgjidhje dhe për të bërë një ndryshim në jetën e gjithsecilit prej nesh.

Nuk është Kavaja, nuk është Rrogozhina, Tepelena, Kukësi, nuk është Tirana, ajo që ka këtë problematikë por është një popull i tërë i cili mund të preket nga çfarëdo lloj dhune nëse ne nuk marrim masa ta parandalojmë këtë. “, tha protestuesja për “FaxNews”.

Më tej gruaja e cila kishte marrë edhe vajzën në protestë, tha se ka ardhur momenti që prindërit t’i edukojnë fëmijët e tyre që të mos jenë ata të fortët e lagjes.

“Sidomos fëmijët që janë të pambrojtur, që familjet i dërgojnë në një institucion arsimor për t’i edukuar pro paqes tolerancës dhe kundër dhunës.

Sidomos familjet duhet të kuptojmë se është koha për të edukuar fëmijët që të mos jenë ata të fortët e lagjes dhe të mos jenë ata që dhunojnë të tjerët por të jenë më të mirët dhe të ndihmojnë të tjerët.

Unë jam në pjesën më të madhe të protestave.

Ne sot nuk po e ngrejmë zërin vetëm për një rast , por po e ngrejmë zërin për një rast të caktuar, por për veten tonë, fëmijët tanë dhe familjet tona.  Nuk jemi këtu vetëm për rastin e vajzës dhe tragjedinë që i ndodhi por jemi këtu secili për veten e vet, familjen e vet dhe fisin e vet.

Sot në fakt është një nga ato reagime, që unë do thoja është një reagim i madh i njerëzve që kanë lënë familjet e tyre,  kanë shpenzuar ditën e pushimit e të ngrejnë zërin kundër këtyre padrejtësive.”, tha protestuesja.

Më tej ajo vijoi duke thënë se institucionet arsimore nuk kanë si detyrë t’i mësojnë fëmijëve vetëm si të jenë të mirë në letërsi apo matematikë, por edhe me shoqërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here