Deklarata e fortë e Dumes eshte bere sot ne mbledhjen e komisionit parlamentar te Shendetesise, teksa ka qene e therritur ministrja Ogerta Manastirliu.
Deputetja e PD-se, Grida Duma, teksa ka denoncuar sot faktin se prej njw viti nuk wshtw bërë e ditur dhe as transparente formula e unifikuar që përcakton përfituesit e ndihmes ekonomike ka theksuar, se kjo mbahet e fshehte, pasi ne kembim te kafshates qeveria mund te përfitoje mesatarisht 80 000 vota.
“Ndihma Ekonomike është një skemë e përdorur lehtësisht për fushata zgjedhore ku mjafton të ndryshosh një prej koeficientëve dhe skema mund të marrë për një muaj apo dy edhe dyfishin e numrit aktual të përfituesve, pra me vetëm një muaj ndryshim pikësh që i mbani të fshehura ju mund të përfitoni mesatarisht 80 000 vota në shkëmbim të kafshatës”- ka theksuar Duma.
Fjala e plote e Grida Dumes
Znj Ministre,
Ne raportin e derguar nga ministria mungojne dy te dhena kryesore:
Numri total i familjeve qe përfitojnë NE, sa eshte numri total i familjeve përfituese?
Tabela e pikëve për cdo kriter varfërie; sërish mungon tabela e pikëzimit të cdo kriteri, përse nuk botohet pikët për cdo kriter?
Në raportin tuaj ju thoni se 18 730 familje kanë aplikuar për herë të parë dhe janë bërë pjesë ë skemës, dhe kjo është eficiencë e skemës së re. ndërkohë të dhënat na flasin për këtë tablo:
Nr i perfitueseve: në Viti 2017 ishte 79 491 familje, në Vitin 2018 – është 50 655 familje, brenda vitit që kanë dale nga skema : 28 836 familje, por po ti shtojmë kësaj shifre ë 18 730 janë aplikantë të rinj që skanë përfituar ndonjëherë nga skema do të thotë që nga skema paraprake kanë dalë në emra konkretë 47 566. Në shifra absolute duket sikur diferenca është 28 836 por në fakt brenda numrit të përfituesve 50 655 janë 18 730 të rinj cka do të thotë po kaq ekzistues janë hequr.
Pse kanë dalë nga skema këto familje?
Bazuar në raportin tuaj të monitorimit ku thoni që në një vit janë monitoruar gabimet e skemës del që në 350 njësi vendore në 8997 familje vetëm 275 janë përfitues të padrejtë. Pra vetëm 3%.
Në raportin e auditit të KLSH deklarohet nga ju se 4% është numri i atyre që riintegrohen,
Me një llogaritje të thjeshtë nga 79 491 familje në 2017 do duhej që të kishin dalë nga skema maksimalisht vetëm 5 564 familje, nëse do të thonim që varfëria në Shqipëri nuk ka lëvizur aspak.
Por nëse do të argumentoni që ka rënie të varfërisë atëherë ju argumentoj duke ju cituar Bankën Botërore:
“Pavarësisht se në nivele më të larta se rajoni, varfëria në Shqipëri është një fenomen në ulje. Mirëpo teksa rënia ka qenë më e shpejtë në shtresën e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë në grupin që jeton në varfëri ekstreme, rënia ka qenë më e ngurtë.
Në krahasim me rajonin, Shqipëria edhe më 2018 është pozicionuar mjaft dobët në treguesit e varfërisë.
Banka Botërore thotë se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% gjatë vitit 2017-19, por rritja ekonomike me 1 pikë përqindje nuk ka efekt në uljen e varfërisë ekstreme.”
Fondit 61 milion të BB i keni shtuar një kredi 11 milion dollarë që do të shërbejë për riintegrimin në punë të familjeve të varfra, vfarë komponentësh parashikohen dhe në cilën fazë është, kush po e implementon bashkitë apo pushteti qëndror.
Vetë BB thotë që renditja në rishikimin e parë të programit ishte “modestësisht i kënaqshëm” ndërsa tani ekipi e ka vlerësuar si “modestësisht jo i kënaqshëm” dhe bën thirrje për rifutjen e shumë familjeve në skemë, cfarë masash keni marë për këtë?
Znj Ministre përsa kohë që kriteret dhe pikëzimi përkatës mbahen të fshehta ndërsa jua kam kërkuar në cilësinë e deputetes, është detyrim ligjor publikimi i tyre në fletoren zyrtare, afishimi i tyre për aplikantët, pjese e projektit të BB është transparenca dhe sërish nuk kemi asnjë dijeni për kipët e cdo kriteri.
A mendoni ju që në këto kushte skema është abuzive dhe mund të keqpërdoret lehtësisht sepse nuk kontrollohet dot.
Në faqen 6 të raportit të auditit të KLSH thuhet : “…deri në Dhjetor të 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duhet të bëjë transparente formulën e unifikuar që përcakton përfituesit…”
Prej më shumë se një viti tashmë është bërë e qartë që formula dhe pikët janë të paditura. Në këto kushte duhet ngritur një grup monitorues vetëm për përfituesit e NE. Ndihma Ekonomike është një skemë e përdorur lehtësisht për fushata zgjedhore ku mjafton të ndryshosh një prej koeficientëve dhe skema mund të marrë për një muaj apo dy edhe dyfishin e numrit aktual të përfituesve, pra me vetëm një muaj ndryshim pikësh që i mbani të fshehura ju mund të përfitoni mesatarisht 80 000 vota në shkëmbim të kafshatës.