‘Debati kombëtar për Arsimin e Lartë?’ Malaj: Profesorët nuk “lehin “por flasin dhe i japin zgjidhje problemit! 

0
204

Nga Nora Malaj:

Profesorët nuk “lehin “por flasim dhe i japin zgjidhje problemit!
1.Java filloj me dëgjesën e profesorëve të nderuar para Komisionit të Medias . Ata qartë, me respekt dhe vlerësim për Kuvendin e Shqipërisë , me vlerësim për profesoratin dhe me përgjegjshmëri për studentët dhe situatën e krijuar , patën mirësinë të analizojnë gjendjen e krijuar. Në ligjerimin e secilit prej tyre, ata nuk bënë retorikë, po qartë e pastërt thanë: 1. VKM janë në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën , e si të tilla janë te pa zbatueshme e qeveria duhet te tërhiqet. 2. Duhet amemduar Ligji i Arsimit të Lartë kapitulli 12 dhe disa nene që e bëjnë të pa zbatueshëm këtë ligj klientelist 3. Duhet të fillojë një bashkëbisedim kombëtarë për ta parë zgjidhjen eLigjin tëArsimit të Lartë , si e mirë publike , ku të financohet nga shtetit. 4.Të amendohet ligji në ato nene ku të rritet përfaqësimi i studentëve mbi 20 për qind. 5. Memorandumi i qeverisë u pa si një pamflet , që nuk zgjidh asgje , po thjeshtë bënë zbukurimin e problemit , duke mos e zgjidhur atë. 6. Qeveria masterin duhet ta subvensionojë, pasi sot në sistemin e punësimit nuk kemi mundësi punësimi të të rinjve me sistem bachelor . Së fundi , jemi ende larg numrit të të rinjve dhe arsimimit të tyre në sistemin e arsimit të lartë në raport me europën dhe rajonin. Sot profesorët dhe njeherë me zë dhe figurë, me respekt e vlerësim për antarët e komisionit , treguan se problemi është ky ligj , pamundësia për t’i dhënë zgjidhje problemit . Ata treguan se nuk janë thjeshtë “qenër që lehin” , por ata që dinē se ku ju pikon çatia dhe japin edhe zgjidhjet afatshkurtra dhe ato afat gjata. Ata sot meritojnë gjithë dashurinë , vlerësimin e mirënjohjen për të shpëtuar Universitetin e për të mos lejuar gjuhetinë e shtrigave mes tyre dhe studentëve. Ligjërimi i tyre ishte dashuri për punën, vlerësim për profesoratin dhe përgjegjshmëri për studentët. Ata i dhanë sot një mësim të mirë qeverisë e politikës , duke treguar se nuk janë ata , studentët e pedagogët që nuk e duan dialogun , po është qeveria ajo që në mungesë dialogu, nxjerrë pamflete për të monipolizuar jetën universitare! Profesorati foli! A do të jetë vallë pozita e gatshme të behet pjese me opozitën , për të bërë zgjidhjen e problemeve , mbështetur te Kushtetuta dhe pa dhunuar autonominë e Universiteteve , duke bërë amendimet e Ligjit e më pas debatin kombëtar për Arsimin e Lartë???!!!! Le të shpresojmë… 2.Pa kaluar vala e dhimbjes që la te secili prej nesh historia e adoleshenteve nga Kavaja , sot një rast tjetër tronditi opinioni publik dhe rishtazi beri pis figurën e policit, të njeriut që mendojmë se duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit. Cfarë po. ndodh te ne??? Janē lëkundur themelet e familjes, shoqëria po kalon shok kombëtar, institucionet përgjegjëse ju ka ikur zëri e figura, tashmë po përdhosen edhe kulti i figurave që ndër vite kanë qenë te dashura për ne , si polici, mjeku, mësuesi, gjykatësi… Tashmë nuk besojmë te askush. Ajo që po ndodh sot quhet dhimbje kombëtare , ku varfëria ekonomke , i ka lënë vendit varfërisë shpirtërore, ku qytetari është bërë si i ndërkryer, ku mjeku ndjehet i pasigurt, mësuesi i dhunuar se i behet presion me vendin e punës, polici i degraduar , duke përdhunuar figurën dhe uniformën që i kanē besuar, e duke humbur besimin te policia që do të donim të ishte . Tashmë kudo ndjehet hija e të keqes që na ka mbërthyer kudo. Kjo është modeli më i mbrapsh që meritonim të kishim… Nuk e di si durojmë akoma… Kupa është mbushur , tashmë ka filluar të derdhet..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here