Në dhjetor të vitit të kaluar Stine dhe partnerja e tij Graciela i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe një vajzë. Lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Stine me postimin e tij në Instagram ku shkruante se ndarja erdhi për shkak se gjërat nuk shkuan siç duhet.
Graciela ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, ku tregoi se e mirëkuptoi zgjedhjen e Stines për ta bërë lajmin publik nëpërmjet Instagramit.
Në fund Graciela interpretoi këngën e Elvana Gjatës. Gjatë interpretimit të këngës, Graciela u përlot teksa këndonte: “Ishte histori e bukur shumë, se shpëtuam dot as ti, as unë”.