Deputeti i LSI-së Perparim Spahiu pak minuta me pare ne statusin e tij ne Facebook ka komentuar rreth zhvillimit te fundit per cmimet e larta ne tregun e fruta perimeve. Ai u shpreh se qeveria shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojne aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqesor…
Postimi i plote:
Të na rrojë projekti 100 fshatrat!
—
Ashtu si në çdo sektor, dhe sa i takon fshatit, Qeveria ndjek te njëjtën strategji, Propagandën.
Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojne aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqesor, i cili konkurrohet keqas nga importet.
Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjeter në vend.
E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vënd, e për pasojë, kosto më të larta për komsumatorin shqiptar.