“Bëmat e ministrave të Ramës duket se nuk kanë fund!” Lajthitja e Pandeli Majkos në ShBA

0
112

Gjatë një vizite në ShBA ku dha edhe një intervistë për VOA, dy herë kryeministri socialist është kapur ngushtë ndaj pyetjes së gazetares Keida Kostreci e cila e pyeti për etiketimin ‘kazan” që Edi Rama u bën mediave.

Ministri i diasporës, Pandeli Majko, nuk e ka kapërcyer dot ngërçin për tu dukur edhe mbrojtës i shefit të vet Edi Rama, por njëkohësisht edhe pro amerikan i thekur.  Dhe në mënyrë krejtësisht të palogjikshme Majko ka justifikuar këto etiketime për mediat shqiptare, por i ka kritikuar ato kur bëhet fjalë për “Zërin e Amerikës”. Dihet se kryeministri shqiptar e etiketoi si të tillë edhe VOA, pas investigimeve për skandalin e DH Albania gjë që e bëri edhe Elez Biberajn të reagojë.

Nisur nga kjo Majko u distancua nga Rama: “Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës” tha ai duke theksuar historikun e VOA dhe mardhënien e së vërtetës që kjo media ka me publikun shqiptar.

Por, ish kryeministri i krizave nuk gjeti forcë të ruajë të njëjtët tone kritike edhe për fjalorin që Rama përdor ndaj mediave vendase, ku ai ka shkuar disa fish më larg sesa me gazetarët e huaj. Majko “ka haruar” se bëhet fjalë për një marëdhënie midis pushtetit të katërt dhe atij ekzekutive dhe e ka trajtuar raportin gazetarë kryeministër si një histori miqsh të dikurshëm.

“90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë” ka thënë Majko duke e justifikuar Ramën me të shkuarën e tij.

Megjithëse nga shumë media intervista e ministrit të diasporës u konsiderua si një prononcim me kunja të adresuara ndaj kryeministrit ‘lajthitja” që ai pati me servilizmin që tregoi ndaj gazetarëve në ShBA dhe injorimin që i bëri atyre në Shqipëri, është një gjë që nuk mund të kalonte pa rënë në sy./lapsi.al

Pjesa e plote e prononcimit te Majkos per fyerjet ndaj gazetareve

 

Zëri i Amerikës: Zoti Rama reagon ashpër sa herë që kritikohet nga media, e ka gjetur emrin që përdor shpesh “kazan” dhe së fundmi edhe Zëri i Amerikës u bë pjesë e këti lloji reagimi të Kryeministrit Rama. A mendoni se qëndrime të tilla nga kryeministri janë të arsyeshme duke patur parasysh se në të gjitha demokracitë, media është një nga shtyllat më të fuqishme.

Pandeli Majko: Edi Rama përveç se është kryeministër, për aq sa e njoh unë, ka qënë edhe një nga penat e gazetarisë shqiptare. Kështu që shpesh ai e ka pak delikate të ndajë pozicionin e tij si kryeministër dhe pozicionin e tij si një njeri që është rritur midis gazetarëve më shumë sesa midis politikanëve, dhe ky është fakt.

Zëri i AmerikësAi ka kritikuar shpesh shumë ashpër …

Pandeli Majko: 90 përqind e atyre që ai kritikon shumë ashpër, realisht kanë qënë shokë të tij, shokë bile shumë të afërt, një pjesë e tyre e kanë ndihmuar në shkallë të ndryshme të karrierës, siç e thonë tani së fundmi. Ne duhet ta bëjmë këtë diferencë. Për sa i përket mënyrës se si u shpreh ai për Zërin e Amerikës, unë kam rezervat e mia. Rezervat fillojnë që nga mënyra se si unë e kam marrëdhënien me Zërin e Amerikës.

Por besoj se në të tilla raste, mirëkuptimi është gjëja më e veçantë, që ky ekip i veçantë që njoh unë në Zërin e Amerikës ka dhe duhet të ketë me politikën shqiptare. Mendoj se Zëri i Amerikës e ka atë që ka në gjithë historinë e gjithë medias shqiptare dhe në marrëdhënien me të vërtetën me publikun shqiptar. Edhe kur ne ndonjëherë e tejkalojmë atë që konsiderohet si e tejkaluar, mendoj se këtu duhet të ketë mirëkuptim dypalësh. Unë e thashë, Edi Rama është një antikonformist dhe shpesh në marrëdhëniet me median ai është më shumë gazetar se sa politika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here