Zbulohet të tjera detaje nga vrasja e Ervilma Seferit në Allias. Alket Arapaj e vrau bashkëshorten e tij në orën 6 të mëngjesit. Vajza e vogël 3-vjeç ishte në gjumë dhe ka dëgjuar zhurmat. Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar Policinë dhe familjen e vajzës. Në banesë kanë shkuar dajat e 3-vjeçares dhe kanë larguar nga shtëpia vajzën e vogël.
Për të mos lejuar që vajza të shohë nënën e saj të gjakosur dhe të vdekur, dajat e kanë marrë menjëherë vajzën duke i thënë se “do bënin një shëtitje”.
Gardisti Alket Arapaj e qëlloi me pistoletën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferin. Shkak i vrasjes ishte fakti se 36-vjeçarja kërkonte të punonte, por Arapaj nuk e ka lejuar. Konflikti ka shkuar deri aty se gardisti ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë.