Moderatorja e thotë troç: Shumica e femrave të ‘showbiz’-it dhunohen, përfshirë dhe mua!

0
125

‘Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e ‘showbiz’-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune.’

Rastet e fundit të përdhunimit të të  miturave në vend, kanë bërë që të reagojnë shumë personazhe të njohur në vend.

Ka dhe nga ata që kanë treguar disa të fshehta që askush nuk e dinte më parë.

E ftuar në emisioni ‘KafeIn’, moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu nuk nguuroj edhe këtë herë të fliste troç. Fatma u shpreh se shumë femra të ekranit dhunohen psikologjikisht dhe fizikisht nga partnerët, por situatat e tyre nuk bëhen publike.

‘Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, ‘bizneswoman’, apo vajzat e ‘showbiz’-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune. Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht, por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi shoqëror. Përfshirë dhe mua. Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të dallosh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen’, tha Haxhialiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here