Zbardhet dëshmia/ gardisti: E vrava gruan sepse dyshoja se takohej me…

0
117

Pas ngjarjes tragjikë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë ku një gardist 44-vjeçar, Alket Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi, është zbardhur dhe dëshmia e tij.

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Sipas dëshmisë së Alketit në polici, burime bëjnë të ditur, se ai ka deklaruar se e vrau gruan pasi sipas tij ajo nuk i tregonte të vërtetën për gjërat që ai e pyeste.

“Gruaja ime nuk më tregonte të vërtetën. Gruaja më gënjente nuk ishte e sinqertë. Kur ikja në punë dyshoja se bashkëshortja më takohej me të tjerë. Për gjërat që pyesja gruaja nuk më tregonte të vërtetën. Për gjërat që e pyesja gruaja nuk më jepte një version.”-mësohet se është shprehur Alketi.

Gjatë marrjes në pyetja nga gjykata, Arapaj ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur. Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias të kryeqytetit dhe sipas fqinjëve, nuk kishte pasur konflikte mes tyre. Ai e vrau bashkëshorten me dy plumba, ndërkohë që në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here