Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita ditën e shtunë. Përmes një deklarate zyrtare, apelohet që mbledhja e qytetarëve dhe adresimi i kërkesave të tyre ndaj qeverisë të bëhet në mënyrë paqësore.
“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme.
Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.
Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, nënvizon ambasada.