Babaramo: Protesta e opozitës nuk duhet të përfundojë në çadër, vendi i zhytur në korrupsion

0
164

Analisti Ilir Babaramo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar protestën e 16 shkurtit. Babaramo u shpreh se kjo protest duhet të jetë ndryshe për shkak të korrupsionit të madh që ka përfshirë qeverinë. Babaramo tha se protesta nuk duhet të përfundojë në një çadër të dytë.

“Që duhet të jetë një protestë ndryshe të gjithë biem dakord, për shkak të situatës politike, vjedhjes së votës, korrupsionin me shifra eksponenciale. 
Në datën 17 nuk duhet të jenë në zyrat respektive, ose Rama ose Basha. Njëri duhet të ikë. 
Në opinionin publik është ngulitur ideja se ka një pakt mes këtyre të dyve, unë po mbaroj mandatin, hajde ti merre. Kështu nuk mund të vazhdohet, sepse deri në zgjedhjet e 2021, janë gati tre vite të humbura. Cfarë do të prodhojë kjo protest? Nuk duhet të prodhojë cadër apo tendera OSHEE-je”.u shpreh Ilir Babaramo.

/TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here