Jo vetëm për median, jo vetëm qytetarët që mbushën rrjetin me meme, por edhe politika vijon ta ketë në qendër të vëmendjes, ngjarjen e sotme në seancë plenare, ku deputeti I PD-së Edi Paloka bëri me bojë kryeministrin Edi Rama, vazhdon të jetë kryetema e ditës.
Një prej tyre është edhe ish-ministri Ylli Manjani, I cili tashmë ironizon me reagimin e post-ngjarjes së Gardës së Republikës. Sipas institucionit që merret me ruajtjen fizike të personaliteteve shtetërore, “Deputeti Edi Paloka e sulmoi kryeministrin me solucion kimik të parapërgatitur”.
“Garda çuditi dynjanë me “solucionin kimik” në turinjtë e shefit. Këto sikur ruajnë Ali Kimikun dhe Edvin Komikun”, shkruan ish-ministri Manjani në Facebook.